Departamente të ndryshme, një ekip i vetëm

Kaloni mbi departamentet për të parë përshtypjet e kolegëve

Shitjet

Lidhin markat globale me konsumatorët shqiptarë, duke ndërtuar partneritete dhe strategji për të sjellë produkte cilësore në çdo treg.

Kam filluar në Nelt në vitin 2022 si Key Account Manager dhe sot drejtoj një ekip si Menaxher Divizioni. Përvoja ime tregon se përkushtimi dhe integriteti gjithmonë shpërblehen.

Roland Hallvaxhiu
Roland Hallvaxhiu Menaxher Divizioni

Financa

Mbështet çdo funksion të kompanisë përmes analizës, kontabilitetit dhe menaxhimit të riskut, duke optimizuar proceset për efikasitet dhe rritje.

Gjatë 15 viteve në financë, jam forcuar profesionalisht dhe personalisht, duke mësuar të marr vendime me saktësi dhe integritet.

Elvira Boçi
Elvira Boçi Specialiste e Operacioneve Financiare dhe e Fluksit të Parasë

Strategjia dhe Transformimi

Përfshin Cilësinë, Prokurimet dhe Analizën e Shitjeve, duke kthyer planet në përmirësime konkrete dhe duke ofruar mjete e mbështetje për efikasitet më të lartë.

Jemi kureshtarë, të besueshëm dhe gjithmonë gati për veprim. Mbi të gjitha, besojmë se përparimi ndërtohet së bashku, hap pas hapi.

Artjola Shima
Artjola Shima Specialist i Cilësisë dhe Prokurimit

Burimet Njerëzore

Kujdesen për njerëzit dhe zhvillimin e tyre, duke ndërtuar një kulturë të shëndetshme, motivuese dhe bashkëpunuese.

Së bashku, si një ekip i i përkushtuar, ndajmë një mision: të kujdesemi me zemër për çdo punonjes në kompaninë tonë.

Vilma Shkurti
Vilma Shkurti Specialist i Burimeve Njerëzore

Marketi

Siguron koordinim të përditshëm, standarde të larta pune dhe mbështetje për mirëqenien, duke ndihmuar funksionet e kompanisë të veprojnë me efikasitet.

Misioni ynë është të sigurojmë funksionim të qetë çdo ditë, duke mbështetur mirëqenien, efikasitetin dhe standardet e larta.

Arkimida Lipe
Arkimida Lipe Analist i Operacioneve Komerciale

Teknologjia dhe Siguria

Mbron kompaninë në çdo nivel – nga siguria fizike dhe informacioni deri te sistemet dhe zgjidhjet teknologjike që garantojnë mbrojtje dhe efikasitet.

Jemi vigjilentë, të besueshëm dhe të përkushtuar ndaj etikës dhe bashkëpunimit në çdo hap.

Endri Morina
Endri Morina Mbikëqyrës i Sigurisë

Logjistika

Menaxhon zinxhirin e furnizimit nga magazina te konsumatori, duke garantuar efikasitet, saktësi dhe përmirësim të vazhdueshëm.

Prej 10 vitesh punoj si shofer në Nelt dhe çdo ditë sjell përvoja të reja, respekt dhe energji pozitive nga një ekip i mrekullueshëm.

Kelment Ndreu
Kelment Ndreu Shofer Dërgesash

Bëj hapin tjetër

Nëse të pëlqen mënyra jonë e punës, do të donim të të njihnim. Shiko pozicionet e hapura dhe gjej vendin ku mund të kontribuosh.