Forca jonë qëndron në tre shtylla: shpërndarjen e markave më të forta, zgjidhjet inteligjente logjistike dhe zhvillimin e produkteve tona. Nëse kërkon një vend ku jo vetëm të punosh, por edhe të rritesh, të kontribuosh, të mësosh dhe të jesh vetvetja – ndoshta je në adresën e duhur.
Çfarë na motivon? – Vlerat tona
Perspektivë afatgjatë:
Mendo përtej së sotmes – bëj lëvizje që zgjasin!
Inovacioni:
Kureshtja është brenda teje.
Mentalitet fituesi:
Syno lart. Jep më shumë.
Përgjegjësi personale:
Merr përgjegjësi. Mëso. Rritu.
Zhvillimi i njerëzve:
Rritemi së bashku – ti, unë, të gjithë ne!
Na jemi pjesë e të njëjtit ekip.
Mirela Seferi
Drejtues i Depozitës
Punoj prej vitesh në magazinë, në të njëjtin proces pune, dhe ndihem krenare për gjithçka kam arritur. Këtu kam gjetur siguri, respekt dhe një ekip që ta bën çdo ditë më të lehtë. Është kënaqësi të jap kontributin tim dhe të jem pjesë e historie se Nelt ne Shqiperi!
Klaudio Biraci
Mbikëqyrës i Dorëzimeve
Teksa shënoj vitin tim të tretë në Nelt Group, reflektoj mbi një rrugëtim të mbushur me zhvillim, mësime dhe lidhje domethënëse. Këto vite më kanë dhënë mundësinë të fitoj aftësi të reja, të bashkëpunoj me kolegë frymëzues dhe të shpreh veten përmes një pune angazhuese dhe shpërblyese.
Ana Xhari
Asociuar i Shërbimit ndaj Klientit
NELT është më shumë se puna ime e parë – ka qenë terreni ku jam përplasur me sfidat reale të jetës profesionale. Në këtë vit jam rritur me shpejtësi, mes lodhjes, përgjegjësive dhe pritshmërive të larta. Kam mësuar çfarë do të thotë të jesh e qëndrueshme, e disiplinuar dhe e drejtperdrejte kur duhet.
Nuk ka qenë e lehtë, por çdo ditë në NELT më ka formuar si profesioniste dhe më ka forcuar si njeri. Kjo përvojë ka lënë gjurmë në mua – dhe unë kam lënë gjurmën time në të.
Ergys Nazeraj
Menaxher i Shitjeve në Terren
Kam pasur fatin të jem pjesë e Nelt dhe rikthimi im sot më bën edhe më të motivuar. Largimi më tregoi sa e veçantë është kjo kulturë pune dhe sa shumë vlen energjia e ekipit.
Jam kthyer për të dhënë më tepër dhe për të kontribuar aty ku mund të rritemi së bashku.
Për ata që janë sot: vazhdoni me pasion! Për ata që do t’i bashkohen nesër: këtu do të gjeni një ambient që të sfidon dhe të rrit çdo ditë.