Rekrutuesit kujdesen për përvojën e secilit kandidat.

Procesi i përzgjedhjes mund të ndryshojnë në varësi të nivelit të senioritetit dhe pozitës. Ai mund të përfshijë gjithashtu një raund shtesë vlerësimi në formën e pjesëmarrjes në ushtrime të assessment-it.

Çdo aplikim për ne është i rëndësishëm, ne vlerësojmë kohën dhe përpjekjen tuaj. Transparenca dhe komunikimi në kohë janë pjesët më të rëndësishme të procesit tonë të përzgjedhjes. Besojmë se çdo kandidat meriton informacion të qartë – prandaj përpiqemi që pas çdo raundi të përzgjedhjes, të gjithë kandidatët të njoftohen me kohë për hapat e ardhshëm, pavarësisht rezultatit.

  • global.front.alt.person_avatar
global.front.alt.icon_decoration

Kërkojmë përputhjen e duhur,
jo një CV të përsosur.

Si duket procesi i përzgjedhjes në Nelt? Thjeshtë, i hapur dhe pa stres.

  • 1

    Aplikimi

    Hapi i parë drejt punësimit në Nelt është aplikimi në një pozicion të shpallur vakant përmes faqes sonë të karrierës, ku mund të shihni të gjitha pozicionet aktualisht të hapura. Me një klikim mbi pozicionin e dëshiruar, sistemi ju udhëzon drejt aplikimit direkt, ku do të dorëzoni CV-në dhe informacionet bazë për veten.

  • 2

    Intervista me HR

    Kandidatët që do te kualifikohen per shkak te CV-se (pershtatshemerise me pozicionin vacant) do të ftohen në intervistë, jo më vone se brenda dy javësh. Në këtë intervistë duam t’ju njohim më mirë, por edhe’t ju prezantojme Nelt. Do të keni mundësi të bëni pyetje, sepse nuk jemi vetëm ne që ju zgjedhim ju, por edhe ju që zgjidhni ne.

  • 3

    Intervista teknike

    Në fazën e dyte te intervistave do të takoheni me drejtuesin tuaj të mundshëm, i cili do t’ju japë më shumë informacion për ekipin me të cilin do të bashkëpunoni, mënyrën e punës në kompani, si dhe do t’ju prezantojë mundësitë për mësim dhe zhvillim profesional brenda Nelt.

  • 4

    Testimi Online-Assessment

    Nëse profili juaj përputhet me kërkesat e pozicionit, (per rastet e pozicionive te nivelit te mesem edhe te larte drejtues) ne do t’ju ftojmë në testim online (teste personaliteti dhe motivimi) që na ndihmojnë të vlerësojmë më mirë tiparet tuaja dhe potencialin për përgjegjësitë e ardhshme.

Ne investojmë në atë që ka vërtet rëndësi - në ty.

Tek ne, zhvillimi yt nuk është “shtesë”, por pjesë e planit. Përmes programeve të zhvillimit, konferencave, mentorëve dhe mundësive ndërkombëtare, të mbështesim të ecësh përpara – profesionalisht dhe personalisht. Sepse kur rritesh ti, rritet edhe e gjithë historia.

Programet zhvillimore

Qoftë se sapo po fillon apo dëshiron të forcosh aftësitë e tua në një nivel më të lartë, programet tona zhvillimore janë këtu për të të mbështetur. Trajnime praktike, trajnerë të brendshëm dhe të jashtëm, sfida reale biznesi – të gjitha këto të ndihmojnë të rritesh në drejtimin që të intereson.

Programet e talentëve

Programet tona për talentë janë zgjedhja e duhur për ty. Nëpërmjet rotacioneve në departamente të ndryshme, punës në projekte strategjike dhe mentorimit të drejtpërdrejtë me ekipin e menaxhimit, përfiton përvoja që të formësojnë për sfidat që vijnë. Të përgatisim për një rol që sjell përgjegjësi, por edhe mundësinë për të lënë gjurmë.

Konferenca profesionale

Nëse e sheh veten si një lider të ardhshëm, programet tona të talentëve ofrojnë rotacione, projekte strategjike dhe mentorim nga menaxhmenti që të përgatisin për role me përgjegjësi dhe mundësinë për të lënë gjurmë.

Karriera ndërkombëtare

Karriera ndërkombëtare në Nelt do të thotë punë në ekipe multikulturore, shkëmbim dijesh dhe përvojash, por edhe mundësinë për të punuar për një periudhë në vende të tjera. Besojmë se mobiliteti dhe bashkëpunimi global pasurojnë punën e përditshme, zgjerojnë horizontet dhe të përgatisin për të gjitha sfidat që mund të sjellë karriera.

Pyetje të shpeshta

Kur mund të pres një përgjigje për procesin e përzgjedhjes?

Zakonisht 2 deri në 4 javë. Kohëzgjatja ndikohet nga numri i kandidatëve dhe lloji i pozitës. Pas çdo faze, nëse rezultati është negativ, përgjigjen do ta merrni me email; nëse është pozitiv, do të kontaktoheni me telefon. Rezultatin përfundimtar do ta merrni brenda 15–20 ditëve.

Çfarë mund të pres në intervistën e dytë?

Intervista e dytë është me drejtuesin e drejtpërdrejtë dhe njihet si intervistë teknike, pasi fokusohet te njohuritë dhe kompetencat funksionale. Në këtë fazë do të merrni më shumë informacion mbi organizimin e punës dhe specifikat e vendit të punës.

A kam mundësi avancimi në kompani?

Patjetër! Avancimi varet nga performanca juaj dhe kompetencat që kërkohen për një pozicion të nivelit më të lartë. Ne kultivojmë një kulturë të lëvizjeve të brendshme.

A do të jem i/e trajnuar për kërkesat e vendit të punës?

Periudha e onboarding-ut siguron kalimin e informacionit, njohurive dhe aftësive të nevojshme për të kryer me sukses detyrat. Roli kyç është i mentorit, drejtuesit tuaj dhe kolegëve që ju mbështesin. Për shumicën e pozitave, kjo periudhë zgjat 1–3 muaj.

A ka periudhë prove dhe a paguhet?

Po, çdo pozicion ka një periudhë prove prej 3 muajsh, e cila është gjithmonë e paguar.

A jam i siguruar dhe a respektohen aspektet ligjore të punësimit?

Po, punonjësit sigurohen mbi të gjithë shumën e pagës dhe nënshkruajnë kontratë pune. Gjithashtu respektohen të gjitha të drejtat, si pushimet vjetore dhe ditët zyrtare/jofunksionale për festa.

Dëshiron të na njohësh më mirë?

Zbulo kush jemi, çfarë bëjmë dhe çfarë na shtyn përpara. Njiho ekipet, projektet dhe vlerat që e bëjnë Nelt-in unik.