Përfitimet në Nelt

Këtu përfitimet s’janë veç formale – janë zgjedhë me kujdes për me të ndihmu me u ndje i përkrahur dhe i motivuar.

Vazhdo tutje për me pa krejt përfitimet.

global.front.alt.icon_decoration
Shëndeti në radhë të parë
  • Pushim vjetor shtesë bazuar në vitet e përvojës

    Ditë shtesë pushimi që u jepen punonjësve për çdo 5 vjet përvojë pune në total, pavarësisht se ku është fituar përvoja.

  • Pushim vjetor shtesë bazuar në pozicionin e punës

    Ditë shtesë pushimi që u jepen punonjësve duke filluar nga niveli i pozicionit P3 e më lart, në shenjë vlerësimi për nivelin e përgjegjësisë që mbartin rolet e tyre.

global.front.alt.icon_decoration
Transport
global.front.alt.icon_decoration
Shpërblime financiare
  • Punonjësi i Vitit

    Shpërblim monetar për punonjësin që zgjidhet si kolegu më i mirë i vitit, bazuar në kontributin dhe bashkëpunimin në ekip.

  • Bonuse për përvjetorët e punës

    Shpërblime të veçanta për punonjësit që arrijnë përvjetorë të rëndësishëm të punës brenda kompanisë.

  • Bonus për angazhim në projekte të veçanta

    Shpërblim shtesë që jepet kur një punonjës angazhohet përtej detyrave të tij të zakonshme dhe arrin sukses në një projekt ose detyrë specifike.

  • Kolegu më i mirë – bonus pas përzgjedhjes

    Shpërblim monetar që jepet për punonjësin që zgjidhet si kolegu më i mirë gjatë një periudhe të caktuar.

global.front.alt.icon_decoration
Dhurata për fëmijë
  • Bonusi për lindjen e një fëmije

    Një bonus që jepet në formë dhurate për punonjësit që bëhen prindër, si një gjest mbështetjeje dhe urimi nga kompania.

  • Pako dhuratash për fëmijët që fillojnë klasën e parë

    Një pako me dhurata ose mjete shkollore për fëmijët e punonjësve që fillojnë klasën e parë.

  • Pako dhuratash për fëmijët gjatë festave

    Pako të veçanta dhuratash që u jepen fëmijëve të punonjësve gjatë festave të fundvitit.

global.front.alt.icon_decoration
Ngjarje
global.front.alt.icon_decoration
Zbritje dhe ndalesa administrative
  • Vauçerë për festat

    Vauçerë me vlerë monetare që u jepen punonjësve për t’i përdorur gjatë festave të fundvitit për blerje ose aktivitete familjare.

  • Ndihmë financiare në rast humbjeje të një anëtari të familjes

    Mbështetje financiare për punonjësit gjatë momenteve të vështira familjare, për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të papritura.

Bëje hapin tjetër

Nëse të pëlqen mënyra jonë e punës, do të dëshironim të të takonim. Shiko vendet e lira dhe gjej ku mund të kontribuosh.